Franca u dërgon letra 29-vjeçarëve: “Bëni fëmijë para se të jetë tepër vonë”

Franca u dërgon letra 29-vjeçarëve: “Bëni fëmijë para se të jetë tepër vonë”

Sipas të dhënave zyrtare, infertiliteti prek një në tetë çifte në Francë, gjë që është një nga arsyet kryesore për futjen e kësaj mase. Franca planifikon t'u dërgojë një letër të gjithë 29-vjeçarëve në vend për t'i inkurajuar ata të marrin në konsideratë prindërimin "para se të jetë tepër vonë".Qindra mijëra të rinj do të marrin një letër, qëllimi i së cilës është të ofrojë informacion të synuar, të balancuar dhe të bazuar shkencërisht në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues, me qëllim shmangien e keqardhjeve të mëvonshme, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, raporton Index.hr. Masa është pjesë e një plani më të gjerë prej 16 pikash për të zgjidhur problemin e rënies së lindjeve në Francë, por një pjesë e publikut dyshon në efektivitetin e...