Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Autoriteti i Aviacionit Civil francez u ka kërkuar të hënën linjave ajrore të anulojnë 15% të fluturimeve deri vonë në mbrëmje në aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle pas reshjeve të dendura të dëborës në kryeqytetin francez Paris. Linjat ajrore janë të lira të zgjedhin se cilat fluturime anulojnë për sa kohë që zvogëlojnë ngritjet dhe uljet, ka thënë një zëdhënës për Reuters. Linjave ajrore u është kërkuar të reduktojnë fluturimet deri në orën 20:00 në aeroportin Paris-Charles de Gaulle dhe deri në orën 23:30 në Paris-Orly. Ministria franceze e Transportit u ka kërkuar udhëtarëve të kontrollonin nëse fluturimi i tyre do të realizohej para se të largoheshin nga shtëpia dhe të shkonin në aeroport me transport publik në vend të përdorimit të veturës. Ndërkohë,...
Burimi:
opinion.al