Fox News: Ushtria përdori një mjet të Inteligjencës Artificiale për të kapur Maduron

Fox News: Ushtria përdori një mjet të Inteligjencës Artificiale për të kapur Maduron

Nga Michael Sinkewicz, FOX NEWS Ushtria amerikane përdori mjetin e inteligjencës artificiale Claude gjatë operacionit që kapi diktatorin venezuelas, Nicolás Maduro, sipas raporteve të fundit. Sipas një raporti të botuar nga ‘The Wall Street Journal’, forcat speciale amerikane përdorën modelin e inteligjencës artificiale Claude – një sistem i zhvilluar nga kompania Anthropic – gjatë operacionit të tyre të klasifikuar për të kapur ish-presidentin venezuelas, Nicolás Maduro. Claude është futur në përdorim përmes një partneriteti me kompaninë e të dhënave Palantir Technologies, e cila ka mjete që përdoren gjerësisht nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA. Zyrtarët e Anthropic thanë se nuk mund të komentojnë nëse Claude apo ndonjë model tjetër IA është përdorur në ndonjë operacion specifik, por përsëriti se çdo përdorim duhet t’i përmbahet rregullave...