FOTOT nga dimri ”Apokalips” dhe lartësitë ekstreme të borës
Bota E Hënë, 19 Janar 2026 17:02 Foto që vijnë nga “dimri apokaliptik” rus janë gati sureale. Një e vërtetë që tejkalon edhe imagjinatën. Një realitet i frikshëm. Reshjet rekord të borës kanë goditur gadishullin e Kamçatkës në Lindjen e Largët të Rusisë, duke e zhytur rajonin në një krizë të paprecedentë dimërore. Stuhitë e vazhdueshme të borës kanë paralizuar rrjetin rrugor, kanë bllokuar aeroportet dhe kanë izoluar qytete e vendbanime të tëra, duke e bërë lëvizjen pothuajse të pamundur. Në disa zona, grumbujt e borës kanë arritur lartësi ekstreme, duke mbuluar automjete, hyrje banesash dhe infrastrukturë publike. Çatitë e ndërtesave janë vënë nën presion të rrezikshëm nga pesha e borës, ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesat e furnizimeve bazë kanë shtuar ndjeshëm rrezikun...
Burimi:
kohajone.com