FOTO-Vritet gjatë demonstratave influencerja e njohur 19-vjeçare/ Postonte video me motorë si shenjë proteste ndaj Ali Khameneit!
Një influencuese 19-vjeçare e motorëve, Diana Bahador, është ekzekutuar përpara disa ditësh gjatë një demonstrate kundër regjimit të Ayatollah Ali Khamenei. Vrasja e saj ka ngjallur zemërim ndërkombëtar, ndërkohë që forcat e sigurisë iraniane vazhdojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. Diana, e njohur online me emrin “Baby Rider”, kishte më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram. Ajo u qëllua dy herë në Gorgan, rreth orës 12 të natës më 8 janar, ndërsa merrte pjesë në demonstrata kundër regjimit të Khamenei. Një deklaratë fillestare për vdekjen e saj u publikua në llogarinë e saj në Instagram, ku thuhej se Diana kishte humbur jetën në një aksident motorik. Deklarata iu bë thirrje ndjekësve të mos spekulonin për shkaqet e vdekjes. Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut...
Burimi:
javanews.al