FOTO / Nga çaji në Shtëpinë e Bardhë, te Kongresi! Nis vizita historike e mbretit Charles në SHBA
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë nisur vizitën e tyre shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë pritur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vizita shënon herën e parë që një monark britanik zhvillon një vizitë shtetërore në SHBA që nga viti 2007. Çifti mbretëror mbërriti në bazën ushtarake Joint Base Andrews, ku u pritën me ceremoni zyrtare, përfshirë një tapet të kuq, muzikë ushtarake dhe përshëndetje nga zyrtarë amerikanë. Më pas, në Shtëpinë e Bardhë, Mbreti dhe Mbretëresha u pritën nga çifti Trump, ku u përshëndetën, realizuan fotografi zyrtare dhe biseduan me njëri-tjetrin. Gjatë vizitës u zhvillua edhe një pritje çaji, ndërsa diskutimet mes palëve nuk janë bërë publike. Sipas burimeve nga Buckingham...
Burimi:
javanews.al