FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

Një burrë është arrestuar nën dyshimin e tentativës për vrasje, pasi një makinë përplasi disa këmbësorë në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit Derby, në Angli. Policia e Derbyshire njoftoi se shtatë persona përfunduan në spital të shtunën në mbrëmje, 28 mars, duke pësuar lëndime serioze. Raportohen edhe të lënduar të tjerë. Kundër informacioneve që qarkulluan online, autoritetet sqaruan se nuk ka pasur viktima. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në rrugën Friar Gate. Policia ndaloi pak më vonë një makinë të dyshuar për ngjarjen, një Suzuki Swift të zezë, dhe arrestoi shoferin, një burrë në të 30-at, me origjinë nga India. Ai akuzohet për tentativë për vrasje, shkaktim të dëmtimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm të makinës, dhe shkaktim të dhunës me qëllim. Të...