FOTO- I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

FOTO- I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

momenti i arrestimit EKUADOR- Prokuroria e Ekuadorit urdhëroi të enjten arrestimin e një ish-komandanteje të Policisë dhe të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për rrjedhje të informacionit të klasifikuar lidhur me një çështje të trafikut të drogës që përfshin mafien shqiptare, njoftoi vetë Prokuroria. Prej më shumë se dy dekadash, autoritetet kanë konstatuar një përfshirje gjithnjë në rritje të mafies shqiptare në trafikun e drogës në vend, në aleancë me organizata të tjera transnacionale dhe lokale. Gjeneralja në pension, Tannya Varela, u emërua komandante e Policisë në vitin 2021, gjatë qeverisjes së ish-presidentit Lenín Moreno (2017–2021), dhe u largua nga detyra një vit më pas. Sipas Prokurorisë, në një postim në rrjetin X, “rrjedhja e raportit të rezervuar” ka dëmtuar hetimin “León de Troya”,...