Forumi Ekonomik Botëror në Davos: Trump dominon takimin

Forumi Ekonomik Botëror në Davos: Trump dominon takimin

Pjesëmarrja e Donald Trump në Forumin e Davosit zgjoi interes të madh: Konfliktet globale, politika e SHBA-së si dhe një delegacion i kryesuar nga presidenti Trump rekord do të jenë në qendër të Forumit Ekonomik Botëror. Takimi zhvillohet në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet të çmontojë rendin ndërkombëtar: nga pezullimi i rregullave të përcaktuara tregtare dhe tërheqja nga organizata të shumta ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen e OKB-së për Klimën, deri te arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe kërcënimi për të aneksuar Groenlandën.Fjalimi i Donald Trump të mërkurën në Davos pritet me interes sidomos në sfondin e kërcënimeve të presidentit amerikan, për të marrë ishullin e Groenlandës, që i përket vendit partner në NATO, Danimarkës. Sulmi i Trump ndaj rregullave ndërkombëtare, që janë në...