Forumi Botëror i Ekonomisë, presidenti Trump: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Forumi Botëror i Ekonomisë, presidenti Trump: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i Amerikës, Donald Trump i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, tha se Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur, duke shprehur shqetësim për zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në kontinent. Trump tha se nuk po e njeh më Europën, por theksoi se ka një lidhje të fortë emocionale me të. ”E dua Europën dhe dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, u shpreh Trump, duke shtuar se nuk dëshiron të fyejë askënd. Sipas Trump, miq të tij që kthehen nga vendet europiane i thonë se nuk i njohin më ato, për shkak të migracionit masiv të pakontrolluar, si dhe deficitit rekord buxhetor dhe tregtar. Presidenti amerikan foli edhe për sfida globale, duke...