Flota naziste e Detit të Zi “del” në Danub

Flota naziste e Detit të Zi “del” në Danub

Thatësira e pazakontë që ka përfshirë Evropën këtë verë ka ulur ndjeshëm nivelin e lumit Danub, duke nxjerrë në sipërfaqe një pjesë të historisë së errët të Luftës së Dytë Botërore. Në Serbi, pranë portit të Prahovës, dhjetëra anije luftarake naziste, të fundosura rrreth 80 vite më parë, janë bërë të dukshme nga brigjet e lumit. Bëhet fjalë për anije të flotës gjermane të Detit të Zi, të cilat u fundosën qëllimisht në shtator të vitit 1944, kur forcat sovjetike po avanconin drejt Ballkanit. Historianët vlerësojnë se deri në 200 anije gjermane u fundosën në grykën e Danubit, pranë Prahovës, në përpjekje për të pengguar përparimin e Ushtrisë së Kuqe. Sot, të paktën 20 prej këtyre mbetjeve janë të dukshme me sy të lirë. Një...