“Flirtimi” i Kinës me Perëndimin irriton Uashingtonin, si po ndryshojnë ekuilibrat gjeopolitikë
Vëmendja nga Uashingtoni do të jetë e përqendruar sot në Pekin, ku kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë një vizitë zyrtare dhe do të takohet me presidentin kinez. Ndryshimet e shpejta në politikën e jashtme amerikane, ndërsa administrata Trump “zbërthen” shtyllat kryesore të strategjisë së jashtme amerikane në dekadat e fundit, kanë krijuar një boshllëk në tabelën gjeopolitike të shahut. Pikërisht ky është boshllëku që Pekini, i cili po kryen një “agresion miqësie” në Evropë dhe Kanada, dëshiron të mbushë. Donald Trump po vendos tarifa, po shkurton ndihmën e jashtme të SHBA-së, po negocion në mënyrë agresive, po kërcënon me ndërhyrje ushtarake në Groenlandë dhe po largon aleatët tradicionalë të SHBA-së. Përballë këtij imazhi, Pekini po përpiqet të paraqesë veten si aleati i qëndrueshëm...
Burimi:
top-channel.tv