“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mohuar përsëri çdo bisedë të drejtpërdrejtë me SHBA-në, duke thënë në vend të kësaj se i vetmi kontakt ka qenë nëpërmjet ndërmjetësve. Propozimi i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës po shqyrtohet nga autoritetet më të larta në Teheran, por shkëmbimi i mesazheve përmes ndërmjetësve “nuk do të thotë negociata”, tha Abbas Araghchi për televizionin shtetëror iranian. Ai tha se Irani nuk ka ndërmend të zhvillojë bisedime me SHBA-në. Araghchi shtoi se Irani i kishte treguar botës se asnjë vend nuk mund të kërcënonte sigurinë e tij dhe pretendoi se SHBA-të kishin dështuar të mbronin aleatët e tyre në Gjirin Persik pavarësisht se kishin baza në rajon.