Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

Është pagëzuar si “nëna e të gjitha marrëveshjeve”. Bashkimi Europian dhe India kanë firmosur paktin historik duke krijuar një treg me 2 miliardë njerëz. Ky zhvillim vjen pas gati dy dekadash bisedimesh me ndërprerje, ndërsa të dyja palët synojnë të thellojnë lidhjet mes tensioneve me SHBA-në. “India ka arritur marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë në historinë e saj. Miq, së bashku me këtë Marrëveshje të Tregtisë së Lirë, ne po krijojmë gjithashtu një kornizë të re për lëvizshmërinë. Kjo do të krijojë mundësi të reja për studentët, punëtorët dhe profesionistët e Indisë në Bashkimin Europian. Sot po shohim shumë trazira në rendin global. Në një kohë të tillë, partneriteti midis Indisë dhe BE-së do të forcojë stabilitetin në sistemet ndërkombëtare”, tha Narendra...