‘Fija e Kuqe’ izraelite, barriera (e re) 22 kilometra që po izolon palestinezët
Në Ras al-Ahmar, në Bregun Perëndimor të pushtuar, rruga që më parë bëhej për më pak se 10 minuta tani kërkon deri në 3 orë. Banorët palestinezë thonë se kontrollet, mbyllja e rrugëve dhe patrullimet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve janë kthyer në pjesë të përditshmërisë së tyre, shkruan Al Jazeera. Fshati në veri të Luginës së Jordanit është pothuajse i izoluar. Shumica e hyrjeve janë mbyllur, ndërsa e vetmja rrugë e mbetur është një pistë e vështirë, e kalueshme kryesisht vetëm me automjete të fuqishme. Situata është përkeqësuar pas operacioneve izraelite në zonë, ku janë shkatërruar puse uji që furnizonin fermerët palestinezë. Si pasojë, shumë toka bujqësore kanë mbetur pa ujë dhe prodhimet janë dëmtuar rëndë. Lugina e Jordanit konsiderohet një nga zonat më...
Burimi:
syri.net