Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael sjell emocione të kundërta në Iran

Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael sjell emocione të kundërta në Iran

Festë apo vajtim? Vdekja e Ali Khameneit ka nxitur emocione kontradiktore në Iran, duke shpalosur ndarjet e thella në shoqëri pas 36 vjet sundimi të tij. Në Teheran, qindra njerëz u mblodhën për të vajtuar udhëheqësin suprem. Sheshet ishin mbushur me njerëz të veshur me të zeza, shumë prej tyre duke qarë dhe mbajtur foto të Khameneit. Disa brohoritën “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”, duke valëvitur flamujt e Iran dhe duke shfaqur një përkushtim të qartë ndaj ideologjisë së regjimit. Por pamjet e mediave sociale treguan gjithashtu festime në disa qytete. Në rrugët e Teheranit dhe Karaj-t, njerëzit kërcenin, binin boritë e makinave, hidhnin fishekzjarre dhe dilnin në ballkonet e tyre për të shprehur gëzim të përmbajtur. Megjithatë, shumë iranianë mbeten të frikësuar. Forcat e...