Festa në bodrumin e lokalit në Crans Montana ku humbën jetën 40 persona, dëshmia e dy vajzave: Dera e daljes e vogël, thyen një dritare për të nxjerrë njerëzit jashtë
Një zjarr dhe një shpërthim ndodhën gjatë natës në vendpushimin e skive të Crans-Montana, në Zvicër, gjatë një feste të Vitit të Ri të rezervuar për nën 17 vjeç, në ambientet e lokalit “Le Constellation”. Sipas raportimeve, ka të paktën 40 të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve arrin rreth 100. Shumë prej viktimave janë të paidentifikueshme. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e sulmit të qëllimshëm dhe po hetojnë shkaqet e mundshme të ngjarjes. Sipas rrëfimit të dy vajzave franceze për televizionin informativ BFM, kur shpërthyen flakët në barin e Crans-Montana në Zvicër, të gjithë të pranishmit nisën të iknin “duke bërtitur dhe vrapuar”. Festa po zhvillohej në bodrumin e lokalit, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në katin e sipërm. “Dera e daljes ishte mjaft...
Burimi:
top-channel.tv