Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Fermerët paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave, Greqia hyn në ditët e fundit kritike përpara Vitit të Ri
Greqia hyn në ditët e fundit kritike përpara Vitit të Ri, me fermerët që paralajmërojnë përshkallëzim të mobilizimeve dhe prani të fortë në rrugët kryesore të vendit. Që në fillim të kësaj jave, protestat intensifikohen, me bllokime jo vetëm në autostradat kombëtare, por edhe në rrugët dytësore, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullim. Një nga pikat kyçe është Thesalia, ku fermerët do të hyjnë me traktorë në qytetin e Larisës pasdite, rreth orës 16:00. Pas grumbullimit, ata do të drejtohen drejt qendrës së qytetit për të informuar qytetarët mbi kërkesat e tyre dhe për të ushtruar presion ndaj qeverisë. Në bllokimin më të madh të vendit, në Nikaia , fermerët do të mbyllin nesër për rreth tre orë jo vetm autostradën Athinë Selanik, por edhe...