Fermerët në Greqi vijojnë protestat, bllokohet për 48 orë pika kufitare e Kakavijës
Fermerët në Greqi do të vijojnë protestat, duke bllokuar rrugët kryesore, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre. Për shkak të kësaj situate, pika kufitare e Kakavijës do të jetë e bllokuar për 48 orët në vijim. Bllokimi do të fillojë që sot në orën 12:00, me orën greke, dhe do të lejohet të kalojnë vetëm mjetet e emergjencave. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do...
Burimi:
vizionplus.tv