Fermerët grekë zhvendosin protestat e tyre në Athinë
Bota E Premte, 13 Shkurt 2026 21:04 Pas më shumë se tre javësh bllokim të akseve rrugore fermerët grekë i janë drejtuar Athinës. Më shumë se 2,000 demonstrues me qindra traktorë nga e gjithë Greqia “zbarkuan” sot në qendër të Athinës, duke kthyer sheshin Sintagma në epiqendrën e protestës së sektorit bujqësor. Ata protestojnë për rritjen e kostos së prodhimit, çmimet e ulëta të shitjes së produkteve dhe kërkojnë kompensim për të ardhurat e humbura. Sipas përfaqësuesve të tyre, takimi i fundit me kryeministrin solli vetëm premtime pa rezultate konkrete. Ndër kërkesat kryesore janë ulja e çmimit të energjisë elektrike, nafta pa taksa shtesë për makineritë bujqësore dhe serrat, mbështetja për blegtorinë dhe përshpejtimi i pagesave të subvencioneve. Përfaqësuesit e sektorit primar kanë vendosur të...
Burimi:
kohajone.com