Evropa doli kundër vendimit të Trump/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Groenlanda do të mbrohet më mirë nga SHBA

Evropa doli kundër vendimit të Trump/ Reagon Shtëpia e Bardhë: Groenlanda do të mbrohet më mirë nga SHBA

Shtëpia e Bardhë përsëriti se Groenlanda do të mbrohej më mirë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa udhëheqësit evropianë shprehën mbështetje të hapur për Danimarkën dhe territorin autonom danez. “Presidenti Trump beson se Groenlanda është një vendndodhje strategjikisht e rëndësishme dhe kritike për sigurinë kombëtare. Ai është i bindur se banorët e Groenlandës do të shërbeheshin më mirë nëse do të mbroheshin nga Shtetet e Bashkuara përballë kërcënimeve moderne në rajonin e Arktikut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly. Ajo shtoi se “presidenti është i përkushtuar për vendosjen e paqes afatgjatë brenda dhe jashtë vendit”. Nga ana tjetër, udhëheqësit evropianë theksuan në një deklaratë të përbashkët se “Groenlanda i përket popullit të saj”. “Është përgjegjësi e Danimarkës dhe e Groenlandës dhe vetëm e tyre  të...