Event spektakolar i Arteve Marciale jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndeshjet do të zhvillohen në ditëlindjen e 80-të të Donald Trump
Një event spektakolar i arteve marciale të përziera (MMA) pritet të zhvillohet jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke realizuar një nga dëshirat më të pazakonta të Presidentit amerikan Donald Trump, i njohur prej vitesh si një fans i madh i këtij sporti. Ngjarja është planifikuar të mbahet më 14 qershor, datë që përkon si me 250-vjetorin e Ditës së Flamurit së SHBA-së, (Flag Day), ashtu edhe me 80-vjetorin e lindjes së Trump. Përgatitjet tashmë kanë nisur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, ku vinça gjigantë dhe ekipe teknike po ndërtojnë një arenë të përkohshme që pritet të presë rreth 5 mijë spektatorë.Sipas planeve të publikuara, arena do të ketë një “kafaz” tetëkëndësh tipik për MMA-në, një skenë të dekoruar me ngjyrat e flamurit amerikan, një...
Burimi:
top-channel.tv