Europa “roje” për cisternat me naftë, Anglia, Gjermania dhe Italia do dërgojnë anije për të garantuar sigurinë në Ngushticën e Hormuzit
Kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite paralajmëroi pasoja katastrofikë për tregjet botërore të naftës, nëse lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin vazhdon të bllokojë transportin detar në ngushticën e Hormuzit. Dërgesat e naftës nga Lindja e Mesme janë bllokuar nga kalimi nëpër Hormuz, që kur SHBA-të sulmuan Iranin, duke zhdukur rreth 20 milionë fuçi naftë nga tregu global çdo ditë. Përballë ngërçit të krijuar, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia njoftuan të martën se po punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje. Tre fuqitë e mëdha evropiane po punojnë për kalimin e anijeve tregtare të naftës në Hormuz, pika më strategjike e tregtimit të karburanteve në botë. Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka rënë dakord me Kancelarin e Gjermanisë,...
Burimi:
top-channel.tv