Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Mbi 1.300 persona kanë humbur jetën në Europë për shkak të temperaturave të larta vetëm gjatë një jave. Shifra u bë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila thekson se Europa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me një ritëm pothuajse dy herë më të lartë se mesatarja globale. Ky vlerësim nuk është i ri. Ai ishte evidentuar edhe në raportin e fundit për gjendjen e klimës nga Copernicus, programi i Bashkimit Europian për vëzhgimin e Tokës. Megjithatë, lidhja e drejtpërdrejtë mes ndryshimeve klimatike dhe rritjes së numrit të vdekjeve ka shtuar shqetësimin për pasojat që priten në dekadat e ardhshme. Sipas të dhënave, temperatura mesatare globale është rritur me 0,27 gradë Celsius për dekadë që nga vitet 1990. Në...
Burimi:
opinion.al