Europa në ankth për shkak të luftës, 68% e europianëve ndihen të kërcënuar

Europa në ankth për shkak të luftës, 68% e europianëve ndihen të kërcënuar

Frika e luftës ka përfshirë Europën, një sondazh i fundit tregon se rreth 68% e europianëve janë të bindur se vendet e tyre përballen me kërcënime, ndërsa 42% shprehen se edhe siguria e tyre personale është në rrezik. Anketimi, i realizuar nga kompania Demoscopy me seli në Bruksel me kërkesë të Komisionit Europian përpara Konferencës së Sigurisë në Mynih, tregon se perceptimi i nivelit të rrezikut ishte më i lartë në Francë me 80%, pasuar nga Holanda dhe Danimarka 77%, dhe Gjermania 75%. Sa i përket investimeve në fushën e mbrojtjes, 32% e të anketuarve vlerësojnë se Bashkimi Europian nuk ka bërë mjaftueshëm, ndërsa 34% mendojnë se edhe vendet e tyre kanë dështuar të ndërmarrin hapat e duhur. Një pjesë e qytetarëve të intervistuar i...