Europa kufizon rrjetet sociale për të miturit? Studimi: Janë rritur problemet psikologjike

Europa kufizon rrjetet sociale për të miturit? Studimi: Janë rritur problemet psikologjike

Një sërë shtetesh europiane po shqyrtojnë mundësinë ose edhe po ndërmarrin hapa konkretë për të kufizuar ose ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët, për shkak të shqetësimeve serioze mbi shëndetin mendor dhe zhvillimin e tyre. Studime të shumta tregojnë se ekspozimi i gjatë ndaj përmbajtjeve online, veçanërisht përmes skrolimit të pafund dhe algoritmeve varësuese, rrit ankthin, varësinë dhe probleme të tjera psikologjike tek të rinjtë. Franca ka votuar tashmë një projektligj për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa Spanja po planifikon një ndalim deri në moshën 16 vjeç, me kryeministrin Pedro Sánchez që e përshkroi hapësirën dixhitale si një “Perëndim të Egër” plot rreziqe si abuzimi, pornografia dhe manipulimi. Nisma të ngjashme po diskutohen edhe në Danimarkë, Itali,...