Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze
Në vitin 2025, kërkesat për shtetësi irlandeze të paraqitura nga qytetarë amerikanë janë rritur me 63% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare irlandeze, të cituara nga Financial Times, bëhet fjalë për rreth 19 mijë aplikime në vitin 2025, nga pak më shumë se 11 mijë një vit më parë. Nuk bëhet fjalë për një “eksod” apo largim masiv në kuptimin klasik, por gjithsesi ky trend shihet nga shumë analistë si një shenjë e një ndryshimi më të heshtur në mënyrën se si një pjesë e shoqërisë amerikane e sheh të ardhmen e saj. “Pika B” dhe pasaporta si siguri Shumica e aplikimeve vijnë përmes regjistrit të lindjeve të huaja (Foreign Birth Register), një mekanizëm që u lejon personave me prindër ose gjyshër irlandezë të...
Burimi:
javanews.al