“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

“Është njeri shumë i sëmurë!“, Trump pas atentatit: Nuk pata frikë, jetojmë në një botë të çmendur

“Nuk pata frikë. Jetojmë në një botë të çmendur!” Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë televizive pas atentatit me armë zjarri gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë. Trump tha se agresori i dyshuar, i identifikuar si Cole Thomas Allen, ishte njeri shumë i sëmurë, i raportuar nga familjarët tek forcat e sigurisë. 31-vjeçari kishte postuar atë që Trump e cilësoi manifest anti-kristian. Donald Trump: “Ai kishte shumë urrejtje në zemrën e tij për një kohë të gjatë. Ishte kundër të krishterëve. Dhe nuk e di nëse e keni marrë vesh, sapo është publikuar një manifest, e besoni dot? Kështu që ai do të ketë probleme të mëdha për pjesën tjetër të jetës së tij. Por familja e tij e...