“Është gjallë!”, shpërthejnë teoritë konspirative për Jeffrey Epstein pas publikimit të dosjeve sekrete

“Është gjallë!”, shpërthejnë teoritë konspirative për Jeffrey Epstein pas publikimit të dosjeve sekrete

Vdekja e Jeffrey Epstein dhe rrethanat e saj, e ndjekur nga skandale që përfshinin figura të njohura botërore, kanë nxitur një valë të madhe teorish konspirative në internet. Më e përhapura ndër to është pretendimi se pedofili i dënuar është “ende gjallë”, pas dosjeve të fundit të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së. Disa përdorues të mediave sociale pretendojnë madje se e kanë parë atë personalisht. Një nga teoritë më të gjera, tashmë të hedhura poshtë, lidhet me një llogari Fortnite, që fillimisht mendohej se i përkiste Epstein dhe ishte përdorur kohët e fundit. Një imazh viral i një burri me flokë të gjatë gri, që supozohej të ishte Epstein duke u parë në Izrael, doli të ishte krijim i inteligjencës artificiale. Hipotezat më...