“Është e paligjshme”/ Sekuestrimi i dy anijeve cisterna ruse, çfarë po ndodh mes SHBA-së dhe Venezuelës

“Është e paligjshme”/ Sekuestrimi i dy anijeve cisterna ruse, çfarë po ndodh mes SHBA-së dhe Venezuelës

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sekuestroi të mërkurën dy cisterna nafte të lidhura me Venezuelën, njëra prej të cilave në ujërat e Atlantikut të Veriut dhe ishte me flamur rus, ndërsa tjetra u kap në Karaibe. Operacionet u zhvilluan brenda pak orësh, ku dy cisternat e sekuestruara, Sophia në Karaibe dhe Marinera, e njohur dhe si Bella 1, me flamurin rus në Atlantikun e Veriut, sipas autoriteteve amerikane, dyshohet se kanë transportuar naftë në shkelje të regjimit të sanksioneve. Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara publikuan pamjet e aksionit në ujërat ndërkombëtare, ku shihej momenti kur rreth 10 pjesëtarë të rojës bregdetare amerikane zbresin nga helikopteri dhe hipën në anijen Sophia. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se “bllokada ndaj naftës së sanksionuar...