Erdogan takohet sot me Mitsotakis, në fokus “paqja” mes dy vendeve

Erdogan takohet sot me Mitsotakis, në fokus “paqja” mes dy vendeve

Me interes të madh pritet takimi i sotëm mes liderëve të Greqisë e Turqisë në Ankara ku do të zhvillohet gjithashtu edhe Këshilli i 6-të i Bashkëpunimit të Lartë mes dy vendeve. Mitsiotakis që shkon me një delegacion prej 10 ministrash , ka deklaruar në mënyrë të përsëritur publikisht se do t’i parashtrojë presidentit turk çështjen e casus belli, të ashtuquajturave “zona gri” dhe të çmilitarizimit, tema që janë rikthyer në orët e fundit në qendër të vëmendjes nga pala turke. Nga ana tjetër, delimitimi i zonave detare – e vetmja mosmarrëveshje që Athina pranon si juridike, nuk është pjesë e agjendës, pasi aktualisht nuk ekzistojnë kushtet për negociata. Sipas burimeve qeveritare kryeministrit grek, ka si synim kryesor mbajtjen të hapur të kanaleve të komunikimit...