Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Erdogan në fushën e lojës/ Turqia përfshihet në planet evropiane për armëpushimin në Ukrainë
Turqia është përfshirë në planet evropiane për monitorimin e një armëpushimi të mundshëm në Ukrainë, duke u konsideruar për një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e situatës në Detin e Zi, raportoi gazeta gjermane Die Welt, duke cituar burime diplomatike në Bruksel. Raportimi vjen në një moment kur presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandantët ushtarakë të vazhdojnë përpjekjet për krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën gjatë vitit 2026. Sipas Die Welt, Turqia është pjesë e asaj që quhet “koalicioni i të gatshmëve”, një grup vendesh evropiane që kanë nisur planifikimin për mbikëqyrjen e një armëpushimi të mundshëm. Në takimet e këtij koalicioni, Turqia është përfaqësuar nga zëvendës presidenti Cevdet Yilmaz. Burimet diplomatike bëjnë të ditur se, sipas planeve aktuale,...