Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Bota E Mërkurë, 25 Mars 2026 09:01 Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se konflikti që përfshin Izraelin, SHBA-në dhe Iranin është një “luftë e paligjshme”, e zhvilluar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas mediave të huaja, Erdogan tha gjithashtu se e gjithë bota po e paguan çmimin e kësaj lufte. “25 ditët e fundit kanë treguar se, megjithëse kjo është lufta e Izraelit, bota po e paguan çmimin. Është lufta e Netanyahut për pushtet, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat”, tha Erdogan, raporton Anadolu, duke shprehur shpresën e tij se konflikti mund të përfundojë së shpejti përmes një procesi negociues, “para se të shkaktohen dëme në ekonominë globale, të cilat do të duhen vite për t’u riparuar”. Në një fjalim televiziv...