“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres
E përditshmja italiane Corriere della Sera raporton se, pasi u tha publikisht se emrat e gjashtë burrave “të pasur dhe të fuqishëm” ishin “censuruar pa asnjë shpjegim nga Departamenti i Drejtësisë” në dosjet e çështjes Epstein, deputeti demokrat nga Kalifornia, Ro Khanna, i ka lexuar këta emra me zë të lartë gjatë një seance në Dhomën e Përfaqësuesve. Mes gjashtë personave të përmendur janë Leslie Wexner, ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë Victoria’s Secret, si dhe Sultan Ahmed bin Sulayem, biznesmen nga Emiratet e Bashkuara Arabe e njëkohësisht president i kompanisë DP World. Sipas dokumenteve, Epstein i kishte shkruar këtij të fundit në vitin 2005 me frazën: Më pëlqeu videoja e torturave. Katër emrat e tjerë janë Nicola Caputo, Salvatore Nuara, Zurab Mikeladze dhe Leonic Leonov, persona për të cilët aktualisht nuk ekzistojnë...
Burimi:
javanews.al