‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

Ajo ishte vetëm 6 vjeç kur nisi të përdorte YouTube. Në moshën 9-vjeçare u fut në Instagram. Sot është 20 vjeç dhe thotë se nuk mund të jetojë pa to. “E kam shumë e vështirë të rri pa rrjetet sociale”, tha ajo para një jurie në Los Anxhelos. Një dëshmi që në pamje të parë duket personale, por që në fakt u kthye në zemrën e një prej proceseve më të rëndësishme që ka parë ndonjëherë industria e teknologjisë. Sepse kjo histori nuk ishte vetëm për një vajzë. Ajo u kthye në simbol për miliona të rinj dhe për një debat që po zjen prej vitesh: a janë rrjetet sociale thjesht platforma, apo produkte të dizajnuara për të krijuar varësi? Javën që lamë pas, një...