Enigma e madhe që çoi në vrasjen e Khameneit në vetëm 60 sekonda, roli kyç i “legjionit të huaj”
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra gjatë një operacioni të koordinuar nga Izraeli, me mbështetje teknologjike dhe operacionale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vrasja e tij, sipas ekspertëve erdhi si rezultat i shumë viteve mbledhjeje informacioni nga shërbimet sekrete izraelite, me një bashkëpunim më të fortë me agjencitë amerikane gjatë gjashtë muajve të fundit. Sipas zyrtarëve ushtarakë izraelitë, 86-vjeçari Khamenei u vra së bashku me shtatë anëtarë të “udhëheqjes më të lartë të sigurisë iraniane”, të cilët ndodheshin në pika të ndryshme në Tehran. Gjithashtu u vranë rreth 12 persona nga familja dhe rrethi i tij i ngushtë. Sulmet u kryen pothuajse njëkohësisht, brenda 60 sekondash, sipas raportimit të The Guardian. Gjithashtu, raportohet se kanë humbur jetën edhe 40 zyrtarë të...
Burimi:
vizionplus.tv