EMRI/ Ekzekutohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, autor bashkëkombasi i tij, zbardhet dinamika
Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Sipas mediave të huaja, viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, krimi ndodhi pak para mesnatës, pranë një bari dhe një restoranti, pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur brenda lokalit. Gjatë përplasjes, një tjetër shtetas shqiptar, rreth 35 vjeç, nxori një pistoletë dhe qëlloi disa herë në drejtim të viktimës. I riu u plagos rëndë, ndërsa autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet, duke tentuar t’i shpëtojë policisë. Menjëherë pas të shtënave, u njoftuan shërbimet e emergjencës dhe forcat e...
Burimi:
vizionplus.tv