Burimi:
opinion.al

Foto © opinion.al
Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të paligjshëm edhe pa kryer arrestim. Qeveria thotë se masa synon të mbledhë informacione mbi rrjetet e kontrabandës që organizojnë kalimet me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sekuestrimet do të nisin fillimisht në qendrën e përpunimit të emigrantëve në Manston, Kent, ku është instaluar teknologjia për shkarkimin e të dhënave nga pajisjet. Oficerët do të mund t’u kërkojnë emigrantëve të heqin rrobat për kontroll, si dhe të verifikojnë nëse fshehin karta SIM. Agjencia Kombëtare e Krimit deklaroi se informacionet nga telefonat mund të përshpejtojnë hetimet ndaj grupeve të trafikut. Ndërkohë, ministri për Sigurinë Kufitare, Alex Norris, tha se masat e reja synojnë “shkatërrimin sa më shpejt të...








