Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen: Duhet të forcojmë kufijtë

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen: Duhet të forcojmë kufijtë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar për çështjen e emigrantëve që mbërritën me not në Ceuta duke thënë se shumica dërrmuese janë kthyer në Marok dhe nuk kanë hyrë dot në territorin brenda Spanjës apo në vende të tjera të BE. Më tej, shton se kjo situatë duhet ta bëjë BE të nxjerrë mësime për të rritur qëndrueshmërinë duke forcuar kufijtë dhe ruajtur vigjilencën. “Lajmi i mirë është se shumica dërrmuese e atyre që hynë në mënyrë të paligjshme janë kthyer në Marok, falë punës efektive të autoriteteve spanjolle dhe marokene të zbatimit të ligjit. Asnjë person nuk arriti të hyjë në territorin kontinental të Spanjës apo në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian. Kjo tregon pse kontrolli i kufijve tanë evropianë...