El Mencho varroset në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën masa të forta sigurie

El Mencho varroset në një arkivol të artë, funerali i tij në Meksikë nën masa të forta sigurie

Varrimi i udhëheqësit të kartelit Jalisco New Generation Cartel, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, u zhvillua të hënën në masa të forta sigurie dhe nën një atmosferë të theksuar sekreti në shtetin perëndimor meksikan të Jalisco-s. Sipas një zyrtari federal, ceremonia mortore u mbajt në një varrezë në Zapopan, periferi e qytetit Guadalajara, por autoritetet refuzuan të konfirmojnë zyrtarisht vendndodhjen, duke përmendur arsye sigurie. Zona ishte e rrethuar nga prani e shtuar ushtarake, ndërsa arkivoli i artë i Oseguera Cervantes ishte i rrethuar nga kurora të mëdha me lule. Dhjetëra persona morën pjesë në procesion, shumë prej tyre me çadra të zeza pavarësisht motit me diell. Një grup muzikor luajti muzikë tradicionale “banda”, ndërsa disa nga kurorat mbanin simbolin e një gjeli,...