Ekzekutohet shqiptari në Suedi, dyshohet se u vra me armë nga bandat kriminale…20-vjeçari ishe kalimtar rasti? (EMRI-FOTO)
Genti Maksutaj-suedi SUEDI- Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në një sulm me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së dielës në qytetin e Uppsalës, në Suedi. Viktima, Genti Maksutaj, 20-vjeç, dyshohet se nuk ishte objektivi i sulmit, por ndodhej rastësisht në zonën ku u regjistruan të shtënat gjatë një konflikti të dyshuar mes grupeve kriminale. Kjo është pista kryesore që po hetohet nga autoritetet suedeze, megjithatë motivi i ngjarjes ende nuk është konfirmuar nga autoritetet suedeze. Lajmi për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit u bë publik fillimisht nga familjarët e tij në rrjetet sociale. Në një postim në rrjete sociale, Tahir Maksutaj ka bërë të ditur se Genti nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe ndodhej rastësisht në vendin e sulmit. Ai...
Burimi:
zeri.ai