Ekzekutimi i shqiptarit në burgun e Korydallos, media greke: Jani Aliaj u transferua tek burgu i grave, kishte informacione që do e vrisnin

Ekzekutimi i shqiptarit në burgun e Korydallos, media greke: Jani Aliaj u transferua tek burgu i grave, kishte informacione që do e vrisnin

Vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në burgun e sigurisë së lartë të Korydallos ditën e hënë është trajtuar sërish këtë të enjte nga mediat greke. Media greke ANT1 raporton se Aliaj, për një periudhë kohe ishte transferuar në burgun e grave, pasi kishte informacione për eliminimin e tij. “Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, pak kohë më parë, u vendos që ai të transferohej përsëri në degën kryesore të burrave, pra në burgun e burrave, pa justifikim.”, thuhet në raportimin e ANT1. Sipas medias greke, Aliaj qëndroi për pak kohë në burgun e grave dhe më pas kaloj sërish në ambientet ku...