Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet
Zyrtarët e Nju Jorkut dhe FBI-ja kanë nisur një hetim për “një akt terrorizmi të frymëzuar nga ISIS”, pas përpjekjes për përdorim të dy eksplozivëve të prodhuar në shtëpi pranë rezidencës zyrtare të kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, raporton A2CNN. Pajisjet mund të kishin shkaktuar lëndime serioze ose vdekje bëri me dije policia e Nju-Jorkut. Të dyshuarit u identifikuan si 18-vjeçari Emir Balat dhe 19-vjeçari Ibrahim Kayumi, të dy nga Pensilvania. Kujtojmë që dje Policia e Nju-Jorkut gjeti një pajisjeje shpërthyese të improvizuar pranë rezidencës së kryebashkiakut Zoran Mamdani, gjatë një proteste të zhvilluar të shtunën në zonën e Manhattan. Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi pranë Gracie Mansion, rezidencës zyrtare të kryebashkiakut të qytetit. Në atë moment, në zonë po zhvillohej një protestë...
Burimi:
javanews.al