Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Ekspertja e OKB, Albanese: Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët nëpër burgje

Një eksperte e Kombeve të Bashkuara thotë se Izraeli po torturon sistematikisht palestinezët në paraburgim, në një shkallë që “sugjeron hakmarrje kolektive dhe qëllim shkatërrues”. Në një raport të publikuar të premten, Francesca Albanese, raportuese speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, tha se që nga 7 tetori 2023, palestinezët në paraburgim “janë nënshtruar ndaj abuzimeve jashtëzakonisht të egra fizike dhe psikologjike”. I titulluar “Tortura dhe gjenocidi”, raporti “shqyrton përdorimin sistematik të torturës nga Izraeli ndaj palestinezëve nga territori i pushtuar palestinez që nga 7 tetori 2023”. Sipas tij, “tortura në paraburgim është përdorur në një shkallë të paprecedentë si hakmarrje kolektive ndëshkuese”. “Rrahje brutale, dhunë seksuale, përdhunime, keqtrajtime fatale, uri dhe privim...