Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Ekspertët e OKB-së: Bllokada detare amerikane ndaj Venezuelës shkel ligjin ndërkombëtar
Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së dënuan të martën bllokadën detare të SHBA-së ndaj Venezuelës, duke e quajtur atë një “sulm të armatosur të paligjshëm” që shkel ligjin ndërkombëtar. Në javët e fundit, SHBA-të kanë përshkallëzuar praninë e tyre ushtarake në Karaibe dhe kanë vendosur një bllokadë detare ndaj Venezuelës, të cilën e akuzojnë për financimin e “narkoterrorizmit”. “Nuk ka të drejtë për të vendosur sanksione në mënyrë të njëanshme përmes një bllokade të armatosur”, thanë në një deklaratë ekspertët, të cilët punojnë nën mandatin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, por nuk flasin në emër të Kombeve të Bashkuara. Kjo bllokadë, e vendosur ndaj anijeve cisterna nafte që konsiderohen subjekt i sanksioneve, përbën, sipas ekspertëve, një “përdorim të ndaluar...