Ebola përhapet mes luftës në Kongo, Rubio: Nuk do lejojmë që virusi të hyjë në SHBA
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të hapin një qendër karantine në Kenia për rastet e dyshuara ose të konfirmuara me Ebola, ndërsa virusi po përhapet në Republikën Demokratike të Kongos. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA nuk do të lejojë asnjë rast të Ebolës të hyjë në territorin amerikan. “Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë asnjë rast të vetëm të Ebolës të hyjë në Shtetet e Bashkuara”, tha ai gjatë një mbledhjeje të kabinetit të thirrur nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Rubio theksoi se autoritetet amerikane po punojnë “pa pushim” për të frenuar përhapjen e virusit në vendet e prekura, veçanërisht në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe për të monitoruar çdo rast të mundshëm që mund të hyjë në SHBA. Sipas...
Burimi:
opinion.al