E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…

E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…

Prezantuesja amerikane e lajmeve, Savannah Guthrie, ka njoftuar se familja e saj po ofron një shpërblim prej 1 milion dollarësh për çdo informacion që çon në kthimin e nënës së saj, Nancy Guthrie, në ditën e 24-të të kërkimeve për 84-vjeçaren e zhdukur. Duke luftuar me lotët në një video të publikuar në Instagram, prezantuesja e NBC tha se familja po përjeton “dhimbje të thellë” pas zhdukjes së nënës së saj, e cila dyshohet se është rrëmbyer nga shtëpia e saj në Tucson. “Ne ende besojmë në një mrekulli. Ende besojmë se ajo mund të kthehet në shtëpi”, u shpreh prezantuesja. Në videon e publikuar, ajo bëri të ditur se familja do të dhurojë gjithashtu 500 mijë dollarë për National Center for Missing & Exploited...