E zbulon Financial Times: Arka e Bordit të Paqes është bosh

E zbulon Financial Times: Arka e Bordit të Paqes është bosh

Fondi i krijuar nga Banka Botërore për Bordin e Paqes të Presidentit Donald Trump nuk ka marrë asnjë financim, pavarësisht premtimeve që arrijnë në miliardë dollarë nga SHBA-të dhe liderë të tjerë botërorë, raporton Financial Times, duke cituar disa burime. “Zero dollarë janë depozituar”, tha një burim. Bordi ka marrë donacione, por ato janë depozituar drejtpërdrejt përmes llogarisë së tij në JPMorgan Chase, sipas zëdhënësit të bordit. “Janë krijuar disa opsione për të marrë financime. Në këtë pikë, kontribuesit kanë zgjedhur të përdorin opsione të tjera”, tha një zyrtar i Bordit të Paqes për Financial Times”. Maroku ka kontribuar me rreth 20 milionë dollarë, të cilat kanë ndihmuar në financimin e zyrës së Nickolay Mladenov, “përfaqësuesit të lartë” për Gazën pas luftës, si dhe pagat...