Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
E rëndë në Itali, partneri godet 8 herë me thikë 40-vjeçaren, më pas i jep fund edhe jetës së tij
viktimat ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 40-vjeçare është vrarë brutalisht nga partneri i saj i cili e goditi për vdekje të paktën tetë herë me thikë përpara se të vriste veten. Autori i krimit, i identifikuar si Diego Di Domenico, goditi për vdekje 40-vjeçaren Ana Tagliaferri, e cila zotëronte një pastiçeri të njohur në qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore. Më pas ai u ngjit në çatinë e shtëpisë ku jetonte me viktimën dhe i dha fund jetës duke u hedhur. Sipas Rai, Domenico e goditi Annën me thikë tetë herë në qafë dhe fytyrë. Gjatë përleshjes, ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën e saj. Dëshmitarja e vetme e sulmit,...