E rëndë në Itali, gjendet e vdekur një adoleshente, arrestohet një 20-vjeçar

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur një adoleshente, arrestohet një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 17-vjeçare, është gjetur e vrarë në një kanal në Nizza Monferrato, në zonën e Asti-t. Autor i krimit dyshohet të jetë një 20-vjeçar, i cili është arrestuar. Sipas hetimeve, adoleshentja Zoe Trinchero, kishte kaluar mbrëmjen me shoqet në disa lokale të qytetit dhe më pas ishte larguar e vetme. Trupi i saj u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë. Ekspertiza paraprake tregon se 17-vjeçarja kishte shenja të shumta dhune, trauma në kokë dhe prova mbytjeje. Autoritetet bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje. I arrestuari ishte i njohur i viktimës dhe më herët kishte pasur një lidhje me të. Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, ai...